×
  • Sport
  • Sport

    Valon Berisha i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 21:25

    Valon Berisha do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës që Kosova do t’i luajë në kuadër të Ligës së Kombeve


    Mesfushori i Reims nuk ishte i përfshirë me Dardanët për miqësoren me Shqipërinë të cilën Kosova e humbi me rezultat 2-1, shkruan Reporteri.net

    Por, Berisha është gati për dy sfidat e radhës që Kosova do t’i luajë me Slloveninë dhe Moldavinë.

    Berisha me anë të rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është nisur nga Franca për t’iu bashkuar Kombëtares sonë.

    Ndryshe, Kosova të dielën luan me Slloveninë, derisa pas tre ditësh përballet me Moldavinë në Fadil Vokrri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!