Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë. Në rend dite është interpelanca ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.
Thirrja për interpelancën e Hotit është bërë me kërkesë të tetë deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.
Interpelanca do të mbahet sot në orën 15:00.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka shuar Departamentin Special Anti-Korrupsion brenda Policisë së Kosovës në tetor.
Departamenti Special Anti-Korrupsioni, apo e ashtuquajtura ‘Task-Forca Anti-Korrupsion” ishte pjesë e policisë, që kishte për qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.