Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga të dobëta shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.
Ndërkaq, të shtunën parashihet me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.