×
  • Sport
  • Sport

    Qeveria do të shpërblejë me nga 10 mijë euro futbollistët që çuan Maqedoninë në Europian

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 8:22

    Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka njoftuar me anë të një statusi në fejbuk ka njoftuar se Qeveria ka marrë vendim për t’i shpërblyer futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për suksesin historik, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.


    Sonte, në seancën e Qeverisë morëm vendim që nga rezervat buxhetore t’i shpërblejmë të gjithë anëtarët e kombëtares së futbollit të Maqedonisë me nga 10.000 euro për secilin, për arritjen e suksesit historik – kualifikim në Kampionatin Evropian”, shkruan Zaev në fejsbuk.

    Ndryshe Maqedonia e Veriut pak më herët mposhti 1:0 Gjeorgjinë në finale e plej-ofit të Ligës së Kombeve, duke siguruar biletë për në kampionatin evropian i cili do të mbahet verën e vitit të ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!