David Marshall ishte heroi i skocezëve mbrëmë pasi priti penaltinë e Aleksander Mitroviq dhe kështu kualifikoi vendin e tij në Kampionat Evropian
Skocia mbrëmë e mposhti Serbinë në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve vetëm pas ekzekutimit të penaltive, shkruan Reporteri.net
Skocezët fituan 5-4 në penalti derisa ndeshja pas 120 minutave lojë kishte përfunduar 1-1.
Marshall ishte heroi i kësaj ndeshje pasi priti penaltinë e fundit të goditur nga Mitroviq.
Mitrovic never misses!! Oh Flower of Scotland ???????!!! pic.twitter.com/QGzIpTzULR
— Mark Campbell (@markey72) November 12, 2020
Por, reagimi i tij pas pritjes u bë viral në rrjete sociale.
Përderisa shokët e skuadrës filluan festën, Marshall e pyeti gjyqtarin se a ishte gjithçka në rregull.
David Marshall waits for confirmation that Scotland are going to the Euros…pic.twitter.com/HkK7DrqqAU
— Balls.ie (@ballsdotie) November 12, 2020
Kur ai mori konfirmimin nga gjyqtari filloi festa e çmendur e tij së bashku me të gjithë bashkëlojtarët. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.