×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti shqiptar luajti i lënduar dhe ndihmoi Maqedoninë e Veriut të kualifikohet në EURO 2020

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 12:51

    Arijan Ademi dje luajti për 70 minuta në fitoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Gjeorgjisë në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve


    Maqedonia e Veriut fitoi 1-0 kundër Gjeorgjisë dhe u kualifikua për herë të parë në histori në Kampionatin Evropian, shkruan Reporteri.net

    Në këtë ndeshje futbollisti shqiptar Arijan Ademi luajti me një lëndim për 70 minuta, duke dhënë një kontribut të madh në kualifikimin e Maqedonisë së Veriut në EURO 2020.

    Ademi kishte insistuar që të startonte nga minuta e parë në këtë takim, derisa trajneri e nxori atë nga lojë në minutën e 70-të kur Maqedonia e Veriut ishte duke fituar. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!