Ka patur luhatje të qëndrime ditëve të fundit në Qeverinë Hoti. Së fundi, Lista Serbe ka kërcënuar me daljen nga Qeveria, në rast se vazhdon të ketë mospërfillje, siç ata e quajnë, por Isa Mustafa nuk e sheh aq të tensionuar situatën në koalicionin qeverisës.
Si një politikan me përvojë të gjatë, kreu i LDK-së në një deklaratë dhënë për Indeksonline, ka bërë thirrje që të gjindet zgjidhje për tu tekaluar pengesat.
Mustafa për Indeksonline ka përmendur edhe fjalët që qarkullonin se AKR nuk e mbështetë Qeverinë me votat e saj, duke thënë të kundërtën.
“Koalicioni është çështje e vullnetit. Deri tani Lista Serbe ka qenë korrekte si partnere. Do të diskutojmë që të tejkalohen ankesat e tyre. Të gjenden zgjidhjet, për aq sa mund të gjenden. Për çdo gjë na nevojitet më shumë komunikim dhe mirëkuptim.
Kishte fjalë se edhe AKR nuk do ta mbështesë Qeverinë. Une jam informuar nga z. Pacolli, se deputetët e AKR-së e votojnë Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike. AKR ka qenë shumë konstruktive dhe mbështetëse në këto procese të rënda që po i kalojmë” ka thënë Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.