×
  • Lajme
  • Botë

    Deklarata e mandatarit për kryeministër të Malit të Zi se feja mposht COVID-19 cilësohet skandaloze

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 14:06

    I mandatuari për kryeministër të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka dhënë disa deklarata për koronavirusin që në shtetin fqinj janë quajtur skandaloze


    Krivokapiq në një intervistë televizive të enjten mbrëma tha se masat kundër pandemisë janë të panevojshme nëse qytetarët janë fetarë.

    Ai u kritikua ashpër kur në ceremoninë e varrimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, mitropolitit Amfilohije, u paraqit pa maskë.

    “Nëse keni fe, nuk keni asnjë problem, nuk do të infektoheni nga kungimi”, ka thënë ai.

    I pyetur nëse masat kundër pandemisë së koronavirusit janë ta palogjikshme nëse ka fe, ai tha “natyrisht”.

    Portali i njohur “CDM” i ka quajtur këto deklarata të rrezikshme, derisa gazeta “Vijesti” i ka quajtur skandaloze. Edhe partitë politikë e kanë kritikuar për këtë qasje ndaj pandemisë.

    Në Mal të Zi kohët e fundit është rritur së tepërmi numri i të prekurve me koronavirus. Deri më tash, në këtë vend me pak mbi 600 mijë banorë, janë regjistruar mbi 25 mijë raste pozitive dhe 364 raste të vdekjes.

    Zdravko Krivokapiq ndërkohë është pjesë e partisë proserbe, “Demokracia e Re Serbe” dhe në zgjedhjet e fundit ishte lider i koalicionit fitues “Për të ardhmen e Malit të Zi”.

    Partia e tij është e lidhur ngushtë me Kishën serbe në Mal të Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!