Kosova U-21 është mposhtur me rezultat 1-0 nga Shqipëria U-21
Të dy skuadrat kishin dominimin në njërën pjesë, në të parën Shqipëria luajti më mirë, derisa në të dytën Kosova, shkruan Reporteri.net
Enis Cokaj realizoi golin e vetëm për Kuqezinjtë në minutën e 35-të, ku për mrekulli shënoi me kokë pasr harkimit të Ernest Mucit.
Në pjesën e dytë Kosova u mundua ta barazonte rezultatin dhe kishte disa raste të mira shënimi, por goli nuk erdhi.
Valdrin Mustafa pati rastin më të mirë, por nga afërsia dhe në portën pothuajse të zbrazët e qëlloi shtyllën.
Edhe Arton Zekaj kishte mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij përfundoi fare pranë portës.
Kështu, me këtë fitore Shqipëria zë vendin e tretë me 14 pikë, derisa Kosova në vendin e pestë me 9 pikë.
Kujtojmë që ndeshja e radhës e Kosovës U-21 është më 18 nëntor ku luan si mysafire e Turqisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.