Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari është infektuar prej disa ditësh me COVID-19, ndërsa sot bëhet me dije se ai është dërguar në Turqi.
Gjendja shëndetësore e myftiut është përkeqësuar orët e fundit dhe për këtë arsye ai është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi.
Mësohet se më herët, në Turqi u dërgua edhe babai i tij, gjithashtu i infektuar me Covid-19.
Sytari është lideri i tretë fetar në Shqipëri që dërgohet jashtë vendit për tu kuruar nga COVID-19. Dy ditë më parë Kryepeshkopi ortodoks, Janullatos u dërgua në Greqi ndërsa dje Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo udhëtoi drejt Italisë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.