×
  • Lajme
  • Lajme

    Shifrat nuk ulen e kosovarët nuk binden, 779 gjoba për shkelësit e ligjit anti-Covid

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 11:49

    Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 778 gjoba për shkelësit e ligjit antiCovid-19.


    Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 810 tiketa të trafikut për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

    25 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje.

    Ndërkohë që nga dita e djeshme në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid.

    Në këto masat, të cilat kanë ndarë komunat në tri zona; të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër bën pjesë edhe ora policore për kategorinë e parë.

    Kontrolla të rrepta të qyteteve në zonë të kuqe janë duke u ushtruar nga policia e Kosovës, derisa qytetarët janë ankuar se nuk kanë mundur të kthehen nga puna në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!