×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk kam fjalë ta përshkruaj trishtimin” – Ganimete Musliu me fjalë prekëse për të riun që vdiq sot

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 13:45

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar fjalë prekëse për asamblistin e kësaj partie në Istog, i cili vdiq sot.


    Ajo ka shkruar se nuk ka fjalë që ta përshkruajë dhimbjen e saj për vdekjen e Labinotit në moshë të re.

    Musliu ka ngushëlluar familjen e të ndjerit në emër të Partisë Demokratike.

    “Pse ike bre Lab ????
    Sa e pabese qenka kjo fundjave.
    S’kam fjale as shprehje me e pershkru trishtimin per lajmin qe Labinot S Aliaj iku nga kjo bote. Ngushellime Familjes Alijaj, Asamblese Komunale te Istogut,
    Partise Demokratike gjithe farefisit e miqeve te Labinotit!
    Pusho ne paqe miku im Lab!”, ka shkruar Musliu.

    Për vdekjen e Labinotit kanë shprehur ngushëllime edhe anëtarët e tjerë të PDK-së, derisa shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen ende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!