×
  • Sport
  • Sport

    Sahiti flet para ndeshjes me Slloveninë: Nesër do të provojmë që të fitojmë

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 17:44

    Kosova nesër do të përballet me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve


    Edhe në këtë ndeshje Kosova do të udhëhiqet nga Muharrem Sahiti pasi Bernard Challandes është pozitiv me Covid-19, shkruan Reporteri.net

    Sahiti e ka pranuar se është një ndeshje shumë e vështirë për Kosovën, por do të provojnë që të fitojnë.

    “Do jetë një ndeshje e vështirë me një kundërshtarë mjaftë kualitativ si Sllovenia. Pavarësisht nga kjo, do jetë ndeshja e parafundit e Ligës së Kombeve,” ka thënë Sahiti.

    “Në këtë situatë jo-normale për shkak të pandemisë kemi mungesa të rëndësishme, e kur kësaj i shtohen edhe mungesat nga dëmtimet që kemi dhe minutazha e vogël e disa futbollistëve do jetë e vështirë, por do japim maksimumin.

    “E njohim mirë kundërshtarin, kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe nesër do të provojmë të fitojmë, është ndeshje e rëndësishme dhe duam ta shohim reagimin e kundërshtarëve”.

    “Mund të ndryshojmë formacionin, por jo dhe mënyrën si luajmë futboll. Do vazhdojmë të luajmë me pasime dhe të krijojmë raste,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!