×
  • Sport
  • Sport

    Kryeziu: Nuk jemi të kënaqur me paraqitjen ndaj Shqipërisë, nesër do të reagojmë kundër Sllovenisë

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 18:17

    Hekuran Kryeziu u shfaq në konferencë për media së bashku me Muharrem Sahitin në prag të ndeshjes me Slloveninë


    Kosova nesër luan me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve, derisa ylli kosovar ka premtuar që skuadra do të tentojë që të reagojë në mënyrë pozitive pas humbjes nga Shqipëria ditë më paër, shkruan Reporteri.net

    “Siç tha trajneri jonë, nesër do kemi ndeshje të vështirë kundër Sllovenisë, por prapë do mundohemi të japim maksimumin ndaj një kundërshtari që është mjaft i fortë,” ka thënë Kryeziu.

    “Nuk jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e fundit me Shqipërinë dhe do provojmë të reagojmë nesër kundër Sllovenisë.

    “E vërtet që nuk kemi gjasa për vendin e parë, por prap duam të mbesim në këtë ligë dhe të mos jemi të fundit. Nuk kemi presion, është më e lehtë për ne të luajmë kur nuk na nevoitet me doemos fitorja,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!