×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshihet nga zjarri një barnatore në lagjen “Dardania” në Prishtinë

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 19:13

    Një barnatore në lagjen “Dardania” të kryeqytetit është përfshirë nga zjarri në mbrëmjen e së shtunës.


    Në redaksinë e Gazetës Online “Reporteri.net” kanë ardhur pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe Policia dhe zjarrfikësit të cilët po mundohen që ta fikin zjarrin.

    Rastin për Gazetën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar” ka thënë Krasniqi për Reporterin.

    Ende nuk është bërë e ditur se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

     

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!