×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kishte dalë nga liqeni pa maskë, shoqërohet në polici ish-deputeti Kastriot Islami

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 21:35

    Ish-deputeti Kastriot Islami është shoqëruar në komisariatin nr. 2 në Tiranë, pasi u kap në rrugë pa maskë mbrojtëse. “ABC” mëson se ish-deputeti kishte dalë te zona e liqenit artificial pa maskë.


    Efektivët e policisë e ndaluan. Policia ka shpjeguar se personat që kapen pa maskë dhe nuk pranojnë që të japin kartën e identitetit për të vendosur gjobën shoqërohen në komisariat. E njëjta procedurë duket se ka ndodhur edhe me Islamin.

    Pasi u shoqërua dhe iu morën të dhënat, ai është lënë i lirë. Gjoba për mos mbajtjen e maskës është 3 mijë lekë të reja. Tre ditë më parë Presidenti Meta postoi një foto me Islamin në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

    Prej disa javësh maska në Shqipëri është vendosur me detyrim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa pas orës 22:00 deri në 06:00 ndalohet lëvizja./Abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!