×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Spitalin e Gjakovës 6 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 9:07

    Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 62 pacientë për COVID-19, ndërsa të konfirmuar pozitivë janë 40 prej tyre.


    Të tjerë po presin rezultatin apo të testohen.

    Nga këta pacientë 36 janë me oksigjenoterapi, ndërsa gjashtë tjerë janë në gjendje më të rëndë, ku katër janë me maskë CPAP e dy të intubuar.

    Të shtunën janë konfirmuar 765 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

    Numri i personave të infektuar ka shkuar në 26 mijë e 616, derisa raste aktive janë 10 mijë e 752.

    Deri më tani, në Kosovë kanë humbur jetën 809 persona si pasojë e infektimit me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!