Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë në lidhje me ndihmën direkte për ekonominë në përballimin e pandemisë. Në një postim në Twitter, kreu demokrat ka publikuar të dhënat e ndihmës për ekonominë për një milionë banorë të vendeve të rajonit, ku Shqipëria renditet e fundit.
Sipas tij kjo nuk do të vazhdojë shumë gjatë pasi opozita kur të vijë në pushtet do të ndihmojë financiarisht çdo familje shqiptare.
“Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin”- shkruan Basha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.