×
  • Sport
  • Sport

    Para se t’i humbte 2 penallti në një ndeshje, Ramosi i kishte shënuar 25 radhazi

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 10:34

    Ecuria mbresëlënëse prej 25 penalltive të shënuara radhazi e Sergio Ramosit mori fund në mënyrë të jashtëzakonshme të shtunën mbrëma.


    Sergio Ramos dështoi dy herë radhazi nga penalltia në barazimin e Spanjës kundër Zvicrës të shtunën mbrëma në një ndeshje të Ligës së Kombeve, raporton Gazeta Express.

    Ramos po e bënte paraqitjen e 177-të rekorde duke u bërë lojtari evropian me më së shumti paraqitje për ekipin kombëtar, por ishte një ndeshje për t’u harruar për të.

    Portieri Yann Sommer ia mbrojti penalltinë e parë 34-vjeçarit duke u hedhur në krahun e djathtë.

    Në penalltinë e dytë, Ramos u përpoq të shënonte në stilin panenka, por dështoi dhe Sommer e priti topin në dorë.

    Qendërmbrojtësi i Real Madridit nuk kishte dështuar nga pika e bardhë që prej 9 majit 2018, kundër Sevillës. Që prej atëherë, ai i kishte shënuar 23 gola nga penalltia në ndeshje garuese dhe dy të tjera në ndeshje miqësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!