×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 12:06

    Një person është gjetur pa shenja jete dje në një banesë në Prishtinë.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Policia bën të ditur se viktima është mashkull kosovar dhe vdekjen e tij e ka kostatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje.

    Me vendim të prokurorit, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Prishtinë 14.11.2020 – 08:48. Raportohet se në banesë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!