Analisti politik, Rron Gjinovci e ka kritikuar ashpër fjalimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtit gjatë konferencës së sotme për media, ku i doli në mbrojtje ish-krerëve të UÇK-së që po akuzohen nga Specialja.
“Një nga paraqitjet e tij ma të dobëta, ma patetike e me ma së shumti gabime”, e ka quajtur Gjinovci fjalimin e Kurtit në mbrojtje të të akuzuarve nga Specialja, duke e cilësuar si ndërhyrje të politikës në drejtësi.
Ndërsa Shkëlzen Gashi, i cili ishte shkarkuar nga Kurti nga pozita e këshilltarit politik pas deklaratës se ish-pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime ndaj serbëve, ka thënë fjalë të rënda për Kurtin, duke e cilësuar si populist, demagog dhe se po flet “palidhje”.
Kurti sot në një konferencë për media ka kërkuar që shteti ta organizojë mbrojtjen juridike për ish-krerët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë.