×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti mbrojti UÇK-në dhe ish-krerët e saj, nxehet Shkëlzen Gashi: Demagog, po flet palidhje

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 14:30

    Postimi i analistit politik, Rron Gjinovci, i cili kritikoi ashpër fjalimin e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, teksa mbronte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krerët e saj, është mbështetur edhe nga ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi.


    “Një nga paraqitjet e tij ma të dobëta, ma patetike e me ma së shumti gabime”, e ka quajtur Gjinovci fjalimin e Kurtit në mbrojtje të të akuzuarve nga Specialja, duke e cilësuar si ndërhyrje të politikës në drejtësi.

    Ndërsa Gashi, i cili ishte shkarkuar nga Kurti nga pozita e këshilltarit politik pas deklaratës se ish-pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime ndaj serbëve, ka thënë fjalë të rënda për Kurtin, duke e cilësuar si populist, demagog dhe se po flet “palidhje”.

    Teksa një komentues ka pyetur se a është bërë Kurti populist me konferencën e sotme, Gashi ka replikuar: “Ndoshta s’u ba, por është, vetëm i doli në pah edhe një here :D”.

    E kur një komentues tjetër i tha Gashin se “kështu e paske këshillu”, Gashi ia ka kthyer: “Jo unë nuk e këshilloj askënd me qenë demagog e me folë palidhje”.

    Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime ka ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e cilësuan skandaloze këtë deklaratë të Gashit.

    E pikërisht kjo deklaratë u bë shkas që Kurti ta lironte Gashin nga pozita e këshilltarit politik.

    Kurti sot në një konferencë për media ka kërkuar që shteti ta organizojë mbrojtjen juridike për ish-krerët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!