Kryetari i Partisë Social Demokratike, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për ato që i tha sot në konferencën, e ka quajtur hipokrit.
Molliqaj e ka quajtur hipokrizi atë çfarë, lideri i VV’së, Albin Kurti tha sot në konferencë për media.
Ai ka thënë se Kurti dy javë kishte heshtur, ndërsa kishte nxitur “piunët” e tij kundër UÇK’së.
Ndërsa ia ka kujtuar Kurtit fjalin e famshme kur i thoshte ish-presidentit dhe ish-drejtuesit të UÇK-së “shko Hashim”.
Vlen të theksohet se sot, Kurti ka mbajtur një konferencë për shtyp, duke i dalur në mbrojtje të gjithë krerëve të UÇK’së të akuzuar nga Gjykata Specilae.
Postimi i plotë:
FOLI LIGËSIA E KURTIT
Dy javë heshtje. Dy javë i nxorri piunët e tij për të vjellë vrerë kundër UÇK-së. Madje “Shko Hashim” i thoshte ish-drejtuesit të UÇK-së. Ndërsa sot paska dalë kinse në mbrojtje të saj.
Dy arsye qëndrojnë prapa hipokrizisë së Kurtit:
– E para është presioni i krahut pro-UÇK brenda elektoratit të VV-së, të cilët qartësisht ishin të pakënaqur me politikën reaksionare të Kurtit,
– Kurse e dyta, është vetëdija e Kurtit që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë Qeverinë Hoti ngase një prej deputetëve që e kishin votuar, nuk ishte legjitim. Kurti sot doli si baba dinak tradicional e patriarkal, që e shfrytëzon “vdekjen” e baballarëve të tjerë, për të synuar mbledhjen e përcjellësve të tyre rreth vetes.
Vetëm lojëra pushteti. Vetëm instrumentalizim. Asgjë më shumë. Këtu nuk ka as mbrojtje të UÇK-së e as të Kosovës. Kurti thjeshtë po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve. Mbi humbjen e UÇK-së. Kurti po fërkon duart që të kthehet në pushtet. Dhe për këtë synim po e përdorë tash edhe UÇK-në.
Pyetja ime është se kush do t’i nënshtrohet kësaj radhe Kurtit? LDK, apo PDK?
Ndërsa përgjigjja është e qartë: kushdo që i dorëzohet Kurtit, është duke ia dorëzuar Kosovën atij dhe është duke ia sjellë “Zajednicën” Kosovës.
Rikthimi eventual i Kurtit, në njërën anë rehaton krahun pro-UÇK brenda VV-së, duke ua hedhur ndonjë asht simbolik e hipokrit si ky i sotmi, kurse në anën tjetër rehaton krahun anti-UÇK duke iu dhënë pozita ministrore – si më herët.
Kurti po kthehet jo për tu mbrojtur Kosova. As UÇK-ja. Por për tu kthyer “Zajednica”, popullizmi e tendenca autoritare.