×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli tronditet sërish, lëndohet një tjetër yll i skuadrës

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 16:17

    Liverpooli po vazhdon të merr lajme katastrofale sa i përket lëndimeve


    Andy Robertson është futbollisti i fundit që ka pësuar lëndim dhe këshu Liverpooli tani nuk ka asnjë nga katër mbrojtësit startues në dispozicion, shkruan Reporteri.net

    Van Dijk, Gomez, Arnold janë lënduar më herët, derisa tani është konfirmuar edhe dëmtimi i Robertson.

    Robertson ka pësuar një zgjatje të muskulit dhe këtë e ka bërë të ditur trajneri i Skocisë, i cili ka thënë se ylli i Liverpoolit vështirë se do të mund të paraqitet me Kombëtaren e tij në ndeshjen e radhës.

    Liverpooli është njëra nga skuadrat që po vuan më së shumti shkaku i lëndimeve të shpeshta këtë edicion. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!