Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Daver Haskukës, babait të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskukës.
Daver Haskuka vdiq sot në mëngjes, ndërsa kryetari i Prizrenit njoftoi se ceremonia e ngushëllimeve nuk do të mbahet për shkak të pandemisë.
“Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Daver Haskuka. Varrimi dhe namazi i xhenazes do të bëhet në ora 14:20 në Varrezat e Qytetit në Prizren. Për shkak të masave të pandemisë, nuk do të ketë të pame. Zoti të mëshiroftë me xhenet babi!”, ka shkruar Haskuka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.