×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari nga Fushë Kosova akuza ndaj policisë: Ma rrahën djalin për mosvendosje të maskës

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 18:24

    Një qytetar nga komuna e Fushë-Kosovës ka hedhur akuza në drejtim të Policisë së Kosovë se ja kanë rrahur djalin e tij 14 vjeçar.


    Refik Hyseni tha se djali i tij, Asdren Hyseni u rrah për shkak të mos-vendosjes së maskës dhe përfundoi në spital, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo si pasojë e një polici të Kosovës. Arsyeja se nuk e ka vendos maskën, e shoqëron në stacion të policisë në Fushë-Kosovë dhe ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj Asdren Hysenit 14 vjeçar, tani i shtrirë në Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se nga vendosja e masave anti-covid, nuk është hera e parë kur policia përplaset me qytetarët.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me IKSHPK e patën bërë obligative vendosjen e maskës për qytetarët, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID-19.

    Bartja e maskës, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metrave dhe higjiena personale janë tri nga mënyrat më efikase për mbrojtje nga COVID-19, për të cilat edhe kërkohet përgjegjësi nga qytetarët. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!