×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria me zemër të madhe dhe dëshirë për fitore, Kuqezinjtë gjunjëzojnë Kazakistanin në Tiranë

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 19:50

    Shqipëria e ka mposhtur me rezultat 3-1 Kazakistanin në Air Albania


    Kuqezinjtë treguan ndeshje të madhe dhe një dëshirë për fitore, të cilët e arritën me shumë meritë, shkruan Reporteri.net

    Sokol Cikalleshi shënoi golin e parë në minutën e 16-të, derisa Ismajli dyfishoi epërsinë në minutën e 23-të.

    Abiken në minutën e 24-të shënoi një gol spektakolar duke shënuar nga mesi i fushës për ta ngushtuar rezultatin në 2-1.

    Në pjesën e dytë Rey Manaj në minutën e 61-të vulosi fitoren duke shënuar nga penaltia.

    Shqipëria pas kësaj fitore ngritet në vendin e dytë me 8 pikë, dy më pak se Bjellorusia që është lidere e grupit me 10 pikë. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!