Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, veshur me kostum tradicional të trevës së Tiranës dhe me një “kobure” në dorë, suprizoi jurinë e përbërë nga Olti Curri, Zajmina Vajsari dhe Eranda Libohova, me këngën “Tirona Kampion”.
Edhe pse Zajmina u “frikësua” nga gjuajtjet në ajër të “kobures” që Gjuzi mbante në dorë, deputeti theksoi se princeshave dhe zonjave të bukura nuk i gjuhet, prandaj, atë nuk duhet ta kenë frikë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
I veshur me veshjen tradicionale tiranase, Gjuzi u paraqit para jurisë i maskuar, duke pritur që ata të zbulonin personazhin e tij.
Gjuzi këndoi ndërkohë këngë popullore, ndërsa në dorë mbante një pistoletë, sigurisht jo armë e vërtetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.