Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, dhe dorëheqjes së tij nga pozita e presidentit, kryekuvendarja Vjosa Osmani, mori detyrën e ushtrueses së presidentes, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Por deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se nuk do të dëshironte ta shihte asnjë grua të Kosovës në pozitën e Osmanit.
“Është në një situatë që s’dua ta shoh asnjë grua të Kosovës. E ka betejën e hapur me Qeverinë e Kosovës, marrëdhënia e saj në njërën anë me qeverinë, dhe karrierën e saj politike qe dy dekada e ka ndërtuar duke share e fyer figurën e presidentit Thaçi. Dhe në një situate të tillë, të gjithë do të mund ta menaxhonin situatën përveç Vjosa Osmanit”, ka deklaruar Musliu në REPORTERI/INTERVISTA.
Sipas saj, Osmani përveç sharjes ndaj Thaçit nuk ka pasur asnjë rezultat konkret, apo ndonjë strategji e vendim.
“Kushtetuta e rregullon çështjen e Presidentit. Nuk është meritë e Vjosa Osmanit pse është aty, deri diku mund të jetë se i ka kontribuar me propagandë e fyerje”, ka thënë Musliu.
Ajo ka thënë se për partinë e saj nuk është e rëndësishme kush do të ulet në karrigen e Presidentit, pasi fokusin e kanë tek zhvillimet e fundit që ndodhën, ku krerët e UÇK-së u dërguan në Hagë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.