Sllovenia e ka mposhtur Kosovën me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve
Dardanët treguan një paraqitje shumë të mirë dhe nëse referimi do të ishte në rregull do të dilte të paktën me një pikë, shkruan Reporteri.net
Gjyqtari polak, Frankowski dëmtoi Kosovën në këtë ndeshje dhe ia pamundësoi një rezultat pozitiv.
Frankowski në pjesën e parë e fali Lovricin duke e ndëshkuar me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër në Kryeziun, derisa në fund ia dhuroi një penalti Sllovenisë.
Vedat Muriqi kaloi në epërsi Kosovën në minutën e 57-të ku shënoi pas një aksioni të bukur të Dardanëve.
Sllovenia barazoi rezultatin në minutën e 63-të me anë të Kurtic.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte me barazim në skenë doli sërish gjyqtari duke ia falur një penalti Sllovenisë.
Josip Ilicic shënoi në minutën e 92-të për t’ia dhuruar fitoren sllovenëve në këtë përballje.
Pas kësaj ndeshje Sllovenia është lidere e grupit me 13 pikë, derisa Kosova zë vendin e tretë me vetëm 2 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.