×
  • Sport
  • Sport

    Kapiteni i Kosovës flet për penaltinë që gjyqtari polak ia fali Sllovenisë në fund të ndeshjes

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 23:04

    Kosova sonte u mposhtë nga Sllovenia me rezultat 2-1 pas një goli që u shënua në minutën e 92-të nga Josip Ilicic


    Gjyqtari polak Bartosz Frankoëski sonte dëmtoi Kosovën në disa raste, ku në fund të lojës ia fali një penalti Sllovenisë, të cilën më pas në gol e konkretizoi Ilicic, shkruan Reporteri.net

    Amir Rrahmani kishte protestuar te gjyqtari për vendimin te rasti i penaltisë, ku edhe u ndëshkua me karton të verdhë.

    Pas ndeshjes kapiteni i Kosovës komentoi rastin e penaltisë duke thënë se ky ishte një vendim për ta shkatërruar një ekip që luftoi fort.

    “Po, nuk është reale, e pashë që ishte dora e ngjitur. Nuk kishte asnjëri rreth tij, Hadërgjonaj ishte rreth tij. Ky ishte një vendim i keq për të shkatërruar një ekip që luftoi fort,” ka thënë Rrahmani pas ndeshjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!