×
  • Sport
  • Sport

    Sahiti i frustruar me gjyqtarin e ndeshjes: Minuta e 9′ dhe 94′ vendosën fatin e këtij takimi

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 23:24

    Muharrem Sahiti ka folur pas humbjes së Kosovës nga Sllovenia me rezultat 2-1


    Sllovenët fituan 2-1 pasi gjyqtari polak dha një penalti shumë të dyshimtë në minutën e 94-të të cilën në gol e konkretizoi Josip Ilicic, shkruan Reporteri.net

    Por, Bartosz Frankowski nuk gaboi vetëm te rasti i penaltisë, ai bëri edhe një lëshim në minutën e nëntë ku pas një ndërhyrje të ashpër në Kryeziun dha vetëm karton të verdhë për Lovric.

    Pas ndeshje Muharrem Sahiti, trajneri i Kosovës për ndeshjen e sontme tha që këto dy detaje vendosën fatin e kësaj përballje.

    “Sikur pandemia na ka paralizuar më së shumti neve, edhe skuadrat tjera, por ne patëm fatin me të keq, lëndimet, humbja me Maqedoninë, por do të dalim prej kësaj situate”, u shpreh Sahiti.

    “Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, nuk patëm fatin ta mbajmë rezultatin, por detaje që e vendosën ndeshjen mendoj se janë minuta 9′ ndërhyrja në Kryeziun dhe penalltia në fund të takimit,”. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!