×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona kërcënojnë kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 9:25

    Kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është kërcënuar, përmes Facebook-ut, nga dy persona, dy ditë më parë.


    Nga dy profile të ndryshme, përmes mesazheve në Facebook dy persona kanë kërcënuar Muhaxherin dhe familjen e tij.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

    Ai ka thënë se kreu i Pejës është kërcënuar me datë 14 nëntor.

    “Po, është kërcënuar me datë 14 nëntor përmes rrjeteve sociale. Me rastin janë duke u marrë hetuesit rajonalë”, ka thënë Gashi.

    Ai shton se tashmë janë verifikuar dy profile nga ku janë dërguar mesazhet kërcënuese. Deri më tani policia nuk e ka ndaluar asnjë person të dyshuar.

    “Dy profile janë duke i verifikuar pasi kanë dërguar dy mesazhe, rastin e ka raportuar dje. Nuk është ndalur ende asnjë person”, tha ai.

    Gazeta Express ka provuar të kontaktojë edhe Muhaxherin por ai nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!