Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti mësohet se është infektuar me Covid, dhe është dërguar në Turqi për kurime më të specializuara.
Mësohet se Përmeti ka patur probleme serioze me frymëmarrjen gjatë qëndrimit në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe për këtë arsye ai është dërguar në Turqi.
Ndërkohë që këtë e ka konfirmuar edhe nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari, e cila i ka uruar shërim të shpejtë kolegut, që sipas saj po kalon një periudhë të vështirë.
“Në radhë të parë më lejoni ti uroj kolegut tonë Andi Përmeti shërim sa më të shpejtë. Përmeti ka qenë i prekur nga Covid dhe po kalon një periudhë të vështirë.
Në emër të kolegëve tanë të opozitës parlamentare i urojmë shërim të shpejtë dhe mezi presim të rikthehet këtu në sallë”, tha Hajdari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.