Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës, Javier Mascherano, është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 36 vjeçare.
Futbollisti me më së shumti paraqitje në histori të Argjentinës e bëri të ditur lajmin në një konferencë për shtyp te klubi i tanishëm, Estudiantes.
“Dua të njoftoj sot se po pensionohem nga futbolli profesional. Dua ta falënderoj këtë klub që ma dha mundësinë ta përfundoj karrierën në Argjentinë”, citon Sky Sports fjalët e tij.
Argjentinasi la përshtypje nën urdhrat e Rafael Benitezit te Liverpooli, ku luajti për tri sezone dhe regjistroi 139 paraqitje, para se të transferohej te Barcelona në vitin 2010.
Me Blaugranët, ai regjistroi 334 paraqitje duke fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, dy trofe të Kupës së Botës për Klube, si dhe nga pesë triumfe në La Liga dhe në Kupën e Mbretit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.