×
  • Lajme
  • Botë

    Trump zgjohet keq nga gjumi i të hënës: I kam fituar zgjedhjet!

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 15:14
    Donald Trump, ish-president i ShBA-ve

    Presidenti i tanishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po vazhdon të këmbëngulë që ka fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 3 nëntor.


    Pak minuta më parë, Trump ka postuar në rrjetet sociale fjalinë e shkurtër që e ka përmendur më së shpeshti këto 10 ditët e fundit, shkruan Reporteri.net.

    “Unë i fitova zgjedhjet”, ka shkruar ai në Facebook.

    Përmes kësaj, Trump vazhdon të këmbëngulë që ai është fituesi i vetëm i zgjedhjeve, edhe pse më shumë vota elektorale ka marrë kundërshtari i tij Joe Biden.

    Kujtojmë se Trump ka akuzuar partinë e Biden për manipulim votash dhe është shprehur se çështja do të shkojë në Gjykatë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!