Karrierën në futboll e ka nisur si sulmues duke përfunduar si portier.
Kjo është e vërteta e të riut me prejardhje nga fshati Dol i Komunës së Gjakovës i cili ëndrron të jetë pjesë e Kombëtares A.
David Nreca Bisinger është portieri i Kosovës U-21, derisa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e grupmoshave U-17 dhe U-19, transmeton Reporteri.net
Davidi ka nënën shqiptare dhe babain gjerman, derisa përfaqëson me shumë krenari Kosovën.
Në një intervistë për RTV Dukagjinin djaloshi që vendosi t’i përfaqsonte dajtë tregon për ëndrrën e tij të madhe që e ka, të luajë me Kombëtaren A të Kosovës dhe të jetë një nga portierët më të mirë në botë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.