Anëtari i nismës së PDK-së “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, në një emision duke folur në lidhje me reagimet e serbëve të Graçanicës për vendosjen e këtyre pankartave në këtë qytet, ka fyer rëndë viktimat e luftës duke thënë se në këtë nismë do të përfshihen të gjithë, përfshirë këtu edhe ata që kanë thyer këmbën duke ikë nga serbët.
Kjo përgjigje skandaloze erdhi pasi prezantuesi e pyeti atë se a do të përfshihet edhe portreti i Ibrahim Rugovës në “Liria ka emër”.
“ Edhe një dajë i dikujt që e ka thyer këmbën duke ikur nga serbët do të përfshihet”, ka thënë Tasholli teksa pastaj ka qeshur, kur prezantuesi e pyeti se edhe një djalë i axhës së tij, donë të përfshihet, shkruan Insajderi.
Nisma “Liria ka emër” e cila filloi pas arrestimeve të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, mori disa kritika për mospërfshirjen e ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së në të.
Ndërsa se fundmi revoltoi serbët e Graçanicës, kur këto pankarta me mbishkrimin “Liria ka emër” u vendosën edhe në këtë komunë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.