Ushtruesja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani, pret që me zgjedhjen e Joe Biden, në postin e presidentit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i përmirësojnë raportet.
Osmani në një intervistë për Financial Times tha se nën Administratën Trump u vu në dyshim përkrahje prej shumë dekadash nga SHBA-të.
Ajo tha se Biden i njeh mirë vuajtjet e Kosovës.
“Të gjithë e dinë se presidenti i zgjedhur Biden nuk është mik i zakonshëm i Kosovës. Ai i di vuajtjet tona shumë mirë”.
“Bideni e di të vërtetën për rastin e Kosovës dhe se Serbia kishte kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit në territorin e Kosovës”.
Si senator Joe Bideni ishte zë i fuqishëm i intervenimit amerikan në luftën në Kosovë.
Në këtë intervistë, Osmani tha se marrëveshjet e shtatorit, të arritura në Washington, me Serbinë, nuk duhet të nisin të implementohen pa u parë qëndrimet e administratës së re në ato pika.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.