Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, reagoi për arrestimet e krerëve të UÇK-së pasi kishte pakënaqësi brenda VV-së.
Molliqaj thotë se Kurti nuk po jep zgjidhje edhe pse po deklaron se duhet të shpëtohet UÇK-ja.
“Ai e ka mvesh vetën me petkun e shpëtimtarit. Kurti e pa se ka një tension të brendshëm elektoral në VV, sepse nuk ndërroi asgjë brenda VV’së. Ka elementë brenda VV’së që nuk janë pajtuar me qëndrimin që e ka pasur VV për arrestimin e krerëve të UCK’së. Kjo për shkak se ekziston një krah brenda VV’së që Kurti po mundohet ta shukatë. Por ai do t’i rehatojë me pozita”, shtoi Molliqaj në t7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.