×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi e alivanosi, vëllai rrah motrën e tij në Gjilan

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 10:16

    Një i mitur fillimisht kishte shkaktuar probleme në shtëpi, pastaj dyshohet se pas alivanosjes së motrës e kishte sulmuar fizikisht.


    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:20, në Gjilan.

    “Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht kishte shkaktuar probleme në shtëpi, pastaj dyshohet se pas alivanosjes së motrës së tij viktimës femër kosovare e ka sulmuar fizikisht”, thuhet në raport.

    Tutje siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit në prezencën e mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale i dyshuari dërgohet në mbajtje për 24 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!