×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiprim Arifi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 10:50

    Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ditëve të fundit është i shtrirë për mjekim në Spitalin e Nishit pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.


    Arifi ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore, edhe pse ka dal negativ me testin PCR për koronavirus.

    Nga Spitali i Nishit kanë folur për TV Spektri lidhur me gjendjen e kreut të Preshevës.

    “Gjendja shëndetësore e Arifit është serioze, ai është i kyçur në oksigjen dhe është stabil, nuk është e hijshme të licitojmë për mjekimin e mëtutjeshëm”, kanë njoftuar nga Spitali i Nishit.

    Shqiprim Arifi para dy ditësh me një postim në rrjetet social ka informuar për gjendjen e tij.

    “Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës

    Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital. Ju përshëndes të gjithëve. Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen”, ka theksuar Arifi.

    Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur përmes MPJ se është e gatshme ta marr për mjekim kreun e Preshevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!