Është mbyllur Konkursi Ndërkombëtar për Dizajnimin e Sheshit Qendror të qytetit të Rahovecit.
Për këtë konkurs ka pasur interesim të madh në mes të arkitektëve e studiove të arkitekturës anembanë botës.
Kështu ka njoftuar drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në këtë komunë, Rumir Zhuniqi.
Ai ka thënë se tani mbetet tek juria profesionale, e përbërë nga tre anëtarë ndërkombëtarë e dy vendorë, që të zgjedhë projektin më të mirë.
“Konkursi Ndërkombëtar për Dizajnimin e Sheshit Qendror të Qytetit të Rahovecit, u mbyll në mesnatën e kaluar. Shifrat përfundimtare flasin për një interesim jashtëzakonisht të madh të arkitektëve e studiove të arkitekturës anembanë botës. Janë 80 aplikacione që kanë mbërritur brenda afatit të paraparë për t’i pranuar ato. Tani, radha është që juria profesionale, e përbërë nga tre anëtarë ndërkombëtarë e dy vendorë, që të zgjedhë projektin më të mirë”, ka shkruar ai.
Më poshtë, me renditje alfabetike, keni të listuar shtetet prej nga kanë ardhur propozimet në këtë konkurs:
Albania 4
Austria 1
Bangladesh 1
Bolivia 1
Brazil 4
Canada 2
China 6
Colombia 1
Denmark 1
Egypt 1
Germany 2
Guinee 1
India 6
Indonesia 2
Iran 3
Italy 6
Jordan 1
Korea 1
Kosova 6
Mexico 1
Netherland 1
North Macedonia 1
Pakistan 1
Poland 2
Portugal 2
Romania 1
Russia 7
Serbia 1
Singapore 1
Spain 2
Sweeden 1
Turkey 3
Ukraine 1
Uruguay 1
USA 2
Venezuela 1
Vietnam 1