×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së kritikon ministren Hykmete Bajrami: Po e rrezikon sigurinë kombëtare

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 11:32

    Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vazhduar kritikat ndaj ministres së Financave, Hykmete Bajramit, për angazhimin e “GUARDIA DI FINANZA”-s për rastin e vjedhjes së dy milionëshit nga Thesari i Shtetit.


    Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bajrami po tenton ta luajë edhe rolin e prokurorit të shtetit dhe që sipas saj me kërkesën e saj, ajo ka bërë ndërhyrje dhe shkelje ligjore.

    Musliu shton më tej se ministrja Bahrami me këtë iniciativë, ajo po e rrezikon edhe sigurinë kombëtare.

    Postimi i plotë i saj: 

    A KA TË DREJTË LIGJORE ZNJ. BAJRAMI TA FTOJ GUARDIA DI FINANZA???Në Republikën e Kosovës funksionet prokuroriale ushtrohen vetëm nga prokurorët e autorizuar dhe kompetentë të shtetit edhe prokurorët specialë siç ceket në Ligjin mbi Prokurorinë Speciale, të Republikës së Kosovës Nr. 2008/03L-052.

    Një prokuror i shtetit i emëruar sipas rregullave është i autorizuar të iniciojë hetime penale, të paraqesë aktakuzën apo propozim akuzën, të zhvillojë ndjekjen penale apo të kryejë detyra apo funksione të tjera prokuroriale që janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e zbatueshme.

    MF Hykemete Bajrami, tenton të luaj edhe rolin e prokurorit të shtetit pasi qe me kërkesen e saj, ajo ka bërë nderhyrje dhe shkelje ligjore. Përveç këtyre shkeljeve ligjore, ajo ju ofron qasje zyrtarve të një shteti tjetër në informata të kalsifikuara, nga ato të kufizuara e konfidenciale e deri te ato sekrete, të cilat ashtu paraqiten edhe në raporte të Auditorit Gjeneral.

    Me kete iniciative me apo pa vetëdije znj. Bajrami eshte duke rrezikuar edhe sigurine kombetare pasi qe ka shpenzime te cilat jane konsideruar si sekrete (gjithnje duke u bazuar ne raporte te auditorit gjeneral) edhe nga shefi i znj. Bajrami z. Isa Mustafa, ne ate kohë KM.

    znj. Bajrami, autoriteti i vetem qe mund te inicoj nje lloj hetimi qe ju e paraqisni si “auditim” po ju njoftoj se Neni 9, i ligjit 03/L-225, përcakton Bashkëpunimin ndërkombëtar, qe nderlidhet me çeshtje prokuroriale apo hetime. (Ne vijim pikat e nenit 9)

    1. Kryeprokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, do të përcaktojë protokole dhe procedura për të ngritur bashkëpunimin me autoritetet e shteteve të tjera sa i përket ndjekjeve penale, përmes shkëmbimit të informacionit dhe mënyrave të tjera në përputhje me ligjin e zbatueshëm dhe marrëveshjet ndërkombëtare lidhur mes Kosovës dhe vendeve të tjera.

    2. Kryeprokurori i Shtetit bashkëpunon me autoritetet dhe subjektet ndërkombëtare të vendosura në Republikën e Kosovës.Me pak fjale znj 007, shef i nje hetimi ne Republiken e Kosoves eshte Prokurori e jo Ministri. Ai duhet te percaktoje se kush duhet te mar pjese ne hetime. Duhesh te konsultohesh me Autoritete te Sigurisë ne Republiken e Kosoves se a po beni shkelje te Ligjit Nr. 03/L-178 PËR KLASIFIKIMIN E INFORMACIONEVE DHE VERIFIKIMIN E SIGURISË duke ju mundesuar qajse te paautorizuar ne informacione sipas ketij ligji. Me aq informata sa une posedoj si antare e komisionit per siguri, ne lidhje me rastin e thasearit jane duke u mar njerzit me profesional apo elit qe ka Republika e Kosoves. E di qe edhe ju i posedoni gjitha ato informata. Ky rast eshte i zbardhur.

    Fajtoret dhe personat e nderlidhur me kete rast veç se jane identifikuar me emer e mbiemer. Jane marre hapat e nevojshem e te mundeshem nga autoritet vendit dhe autoritetet e huja per perfituesit e fundit.

    Jane procedura ligjore te cilat jane duke ju nenshtruar qe ky rast te merr epilong perfundimtar dhe parat e vjedhuara te kthehen ne thesar. Nuk e di pse ka nevoje qe mundin dhe sukesin e ketyre profesionistve te ja dedikoni nje institucioni te huaj.Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për më tepër mjegull!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!