×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e PDK-së rikthehen në Kuvend, pas një javë bojkoti

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 13:42

    Deputetët e PDK-së, i janë rikthyer aktiviteteve në Kuvendin e Kosovës, pas një jave që kishin pezulluar pjesëmarrjen në seanca.


    Disa nga deputetët e kësaj partie janë parë në sallën e Kuvendit ku pritet të nis për pak seanca që në rend dite ka debat parlamentar lidhur me pandeminë COVID-19.

    Deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri ditë më parë bëri të ditur se si grup parlamentar nuk do të marrin pjesë në zhvillimet e agjendës së Kuvendit për një javë.

    Ky vendim ishte marrë për shkak të zhvillimeve që ndodhën nga Gjykata Speciale.

    Bojkoti i PDK-së ishte kritikuar nga partitë tjera, por edhe nga analistë politik.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!