Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, thotë se gjendja me pandeminë në vendin tonë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.
Ajo tha para deputetëve se masat e marra nga korriku e deri sot, nuk garantojnë siguri dhe mbështetje për qytetarët.
“Situata është jashtë kontrollit, dhe qeveria nuk po ja dale të menaxhojnë këtë krizë”, ka deklaruar ajo, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka pyetur se do të vazhdohet me karantinim dhe orë policore gjatë dimrit, dhe nëse do të ketë paketë ndihmëse ekonomike për qytetarët dhe bizneset.
Nagavci ka thënë se shifrat po tregojnë se masat e ndërmarra po bëhen pa strategji të menduar.
“Sjellja e Ministrisë deri tani është jo serioze, pa plan dhe pa strategji”, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.