16 persona vdiqën në 24 orët e fundit në Kosovë, kurse 690 raste të reja me Covid-19 u shënuan.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se personi më i ri që vdiq sot nga coronavirusi është një 41 vjeçar nga Podujeva, shkruan Reporteri.net.
Përveç të riut në Podujevë, vdiqën edhe 15 persona të tjerë, në Gjakovë vdiqën 2 persona (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 (68, 65 vjeç), Prizren 2 (72, 69 vjeç), Rahovec 2 (55, 53 vjeç), Dragash (76 vjeç), Ferizaj 1 (75 vjeç), Gjilan (65 vjeç), Kamenicë 1 (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), dhe Suharekë 1 (82 vjeç).
IKSHP ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.