Kryetarja e Kuvendit dhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, teksa ka njoftuar se në dy javët e ardhshme duke respektuar udhëzimet e IKSHPK-së do të kryejë funksionet e saj nga detyra, shkruan Reporteri.
I pari që i ka uruar uruar shërim të shpejtë Osmanit, ka qenë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili nga seanca e Kuvendit, ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë ka thënë se lutet për shërim të shpejtë për kryetaren e Kuvendit.
“Më lejoni të lutem për shëndetit e kryetares së Kuvendit e cila është infektuar me koronavirus”, u shpreh Zemaj në Kuvend. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.