×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: 60 shqiptarë vdiqën në një javë, Rama bën meme në Instagram

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 19:48

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama për situatën e pandemisë.


    Në një postim në Twitter, Basha ka sjellë në vëmendje viktimat e shënuara gjatë një jave si pasojë e pandemisë dhe shton se ndërkohë kryeministri i vendit sipas tij dëfrehet duke bërë meme në Instagram.

    “Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!”, shkruan Basha.

    Ky reagim i kryedemokratit vjen pas një postimi të kryeministrit Rama në Instagram.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!