×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Mitrovicës nga VV-ja, e punëson gruan e djalit

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 20:04

    Një konkurs për disa vende pune në Teatrin e Mitrovicës, ka nxejrrë në pah skandalin më të madh të kohëve të fundit.


    Lëvizja Vetëvendosje, me theks të veçantë nënkryetari Faruk Mujka, është kujdesur të rehatojë anëtarët, simpatizantë dhe familjarët në një institucion kulturor.

    Nga pozita me kontrata mbi vepër, ata janë rehatuar në pozita të përhershme në këtë institucion. Gazeta ka siguruar listën e të pranuarve në këtë konkurs, ku rezulton se u rehatua edhe e reja e nënkryetarit Faruk Mujka, Elda Ahmeti-Mujka.

    Sipas dokumentit të siguruar nga “Jepi zë”, gruaja e djalit të nënkryetarit Mujka është punësuar si kostumografe në Teatrin e Mitrovicës.

    Gjithë këto punësime, si duket, po kryhen në kohën kur po futet në vitin zgjedhor dhe VV-ja po kalon në një proces të brendshëm elektoral.

    Sidoqoftë, këto nuk janë punësimet e vetme që kanë ndodhur nga dega e Albin Kurtit në Mitrovicë. Kohë më parë, “Jepi zë” ka raportuar për disa manipulime në konkurset e Drejtorisë së Arsimit gjatë kohës sa drejtor ishte Egzon Jashari. Këto shkelje sollën disa gjoba për Jasharin, e raportimet sollën edhe shkarkimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!